Ish-deputetja e LVV-së: Meqë e ka pranuar planin franko-gjerman, Kurti të tregojë se çka përmban

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një konference ka thënë se Serbia e ka refuzuar planin “franko-gjerman”, kurse Kosova ka dhënë vetëm disa vërejtje.

Ish-deputetja e LVV-së, Shqipe Pantina ka thënë se meqë Kurti e pranoi se ekziston këtë plan ai duhet të tregojë se çka përmban, raporton Zeri.info.

Sipas saj nëse Kurti e ka pranuar planin “franko-gjerman” duhet të tregojë se çka ka pranuar si kusht.

“Nëse kryeministri Kurti e ka pranuar propozimin gjermano-francez për marrëveshjen finale me Serbinë, pra e ka bërë kompromisin e madh dhe nuk ka pranuar kërkesën e aleatëve ( në veçanti të SHBA-së) për shtyrjen e afatit për targa, pra një kompromis të vogël, atëherë ai ka treguar mungesë të qasjes strategjike. E sa i përket propozimit është koha me tregu se çfarë përmban ky propozim të cilin Kurti po tregon që nuk e ka refuzuar ( dhe mirë ka bërë që nuk e ka refuzuar) por nuk po tregon çka ka pranuar”, shkroi ajo. /Zëri