Njohësi i sigurisë për situatën në veri: Po rikthehemi në “Status Quo” të vitit 2008

Sipas, njohësit të sigurisë, Drizan Shala, Beogradi është duke luajtur me kartën e fundit për ta penguar jetësimin e planit franko-gjerman.

Shala ka thënë se situata e ngjashme me këtë ishte edhe ajo e vitit 2008, kur Kosova e kishte shpallur pavarësinë e saj.

“Çështja është se jemi duke u rikthyer në ‘Status Quo’ të vitit 2008”, ka vlerësuar Shala në RTV Dukagjini.

Sipas tij, Beogradi është duke luajtur me kartën e fundit për ta penguar jetësimin e planit franko-gjerman.

Më tej ai ka thënë se ekziston rreziku nga një konflikt i vogël nga grupet kriminale serbe të dirigjuara nga Beogradi në veriut të Kosovës.

“Veriu i Kosovës është duke u kthyer në anarki nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq”, ka përfunduar mes tjerash ai.