Molliqaj: Kurti duhet të japë përgjegjësi për “dialogun e fshehtë” me Serbinë

Dardan Molliqaj, kreu i PSD-së ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dikur mohonte eksiztencën e planit “franko-gjerman”, kurse sot e pranoi një gjë të tillë.

Sipas tij, kryeministri Kurti ka përdorur një skemë të vjetër, pasi si fakt e përmendi se Serbia e ka refuzuar “do të thotë është i mirë për Kosovën”, u shpreh ai ndër të tjera.

“Së dyti pranimi i planit duhet të vijë në një situatë tensioni. Kur frika e konfliktit është sfondi, cilësia e marrëveshjes është gjithnjë në plan të dytë dhe më pak e gjykuar.

Ta shfrytëzosh Serbinë si argument është veçse mungesë. Kur nuk ke çfarë të tregosh në mënyrë afirmative, është gjithnjë si prezencë aty Serbia”, shkroi Molliqaj.

Ai më tej ka kërkuar nga Kurti të jep përgjegjësi për një vit e gjysmë dialog të cilin e quajti “të fshehtë”./Zëri