Arrestohen katër persona në Fushë-Kosovë, iu gjetën mbi 3 kg heroinë

Sot rreth orës 11:00 në Fushë-Kosovë, Policia e Kosovë ka ndaluar një veturë me targa vendore, të cilët dyshoheshin se transportonin substancë narkotike të llojit “Heroinë”

Bëhet e ditur se të dyshuarit kishin tentuar të iknin nga vendi i ngjarjes, pasi atyre iu gjetën gjashtë paketike të mbështjellura të substancës narkotike me peshë 3 kg.64 gr. raporton Zeri.info.

Policia po ashtu ka njoftuar se janë realizuar edhe dy bastisje në Fushë-Kosoë e Komoran, ku janë gjetur dhe sekuestruar:

Gjashtë paketime me substancë narkotike të llojit mariuhanë me peshë 102 gr,

Një tabletë e gjysëm substancë e dyshuar e llojit ekstazi,

Dy grindera

Një peshore.

Katër telefona mobil,

Një veturë

“Lidhur me rastin janë arrestuar katër persona të dyshuar dy femra dhe dy meshkuj kosovarë të përfshirë në rast, të cilët me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në komunikatë. /Zëri