Rama reagon për Asociacionin: Duhet dialoguar me Serbinë për të mos humbur edhe aleatët

Pas situatës së krijuar në veri ditëve të fundit, Bashkimi Evropian kërkoi nga Kosovës formimin e Asociacionit të komunave serbe, por edhe shtyerjen e afatit për targat.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar për këtë situatë, duke thënë se Kosova ka të drejtë të ketë rezerva sa i përket çështjes së Asociacionit, raporton Zeri.info.

Ai po ashtu thotë se në një masë kupton edhe aleatët që e kërkojnë me vendosshmëri këtë gjë.

Rama ndër të tjera ka shkruar në Twitter se “Prandaj duhet kërkuar një dialog i palodhur me Serbinë për të mos humbur edhe aleatët”