Policia e Kosovës jep detaje për procesin e dorëzimit të dorëheqjeve nga serbët

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe sot ka vazhduar dorëzimi i dorëheqjeve të zyrtarëve policorë nga komuniteti serb.

Sipas PK-së, deri më tani 578 policë serb kanë dorëzuar dorëheqjet, por po dorëzojnë edhe pajisjet, raporton Zeri.info.

“Policia e Kosovës ashtu siç e ka potencuar edhe më parë, ka kapacitete për menaxhimin e situatës dhe rrethanave të krijuara në veri, ku tani pas dorëheqjeve në mungesë të personelit dhe kapaciteteve të mjaftueshme policore në veri, do të rris gradualisht kapacitetet e saja policore me zyrtarë të rendit publik”, thuhet në njoftim.

Po ashtu është theksuar se do të ndërmerren të gjitha veprimet policore të nevojshme konform situatës. /Zëri