Sveçla: Ka indikacione që Rusia është e përfshirë dhe dëshiron të shkaktojë trazira e eskalim të situatës në veri

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, e ka pranuar që edhe Rusia mund të jetë e përfshirë në situatën e krijuar në veri të vendit.

Në një konferencë për medie, ministri Sveçla, deklaroi se ka indikacione që Rusia është e përfshirë dhe është e interesuar që të shkaktojë trazira në veri të vendit, raporton “Zeri.info”.

“Ne po përcjellim situatën. Jemi jashtëzakonisht aktiv në mbledhjen e të gjitha informatave. Ka edhe deklarime edhe indikacione që mund të ketë elemente të Rusisë të cilat janë të interesuara të shkaktojnë trazira, eskalim të situatës atje. Unë jam i bindur që institucionet e Kosovës në koordinim edhe me partnerët tanë ndërkombëtar atje do të jenë të suksesshëm në parandalimin dhe neutralizimin e çfarëdo ndikimi negativ të kujtdo qoftë në raport me sigurinë atje”, deklaroi Sveçla. /Zeri.info/