Kurti: Marrëdhëniet me SHBA-në nuk janë si gjyshi me nipin, zgjedhje vetëm në veri

Kryeministri Albin Kurti ka folur sot për situatën në veri të vendit dhe nëse vendimi i fundit ka rrezikuar marrëdhëniet me SHBA-në.

Kurti ka përsëritur se vendimet e fundit nuk kanë qenë të pakoordinuara me SHBA-në dhe BE-në, ndërsa pyetjes së gazetarëve nëse Kosova do ta dëgjojë Amerikën për shtyrjen e vendimit për targat, Kurti përshkroi sikur se mardhëniet mes dy shteteve janë mes nipit dhe gjyshit, transmeton Zeri.info.

“Nuk kemi na kështu raporte me SHBA-në siç i përshkruani ju sikurse gjyshi me nipin. Edhe njëherë as një veprim i joni nuk e ka befasuar asnjë zyrtar amerikan, asnjë zyrtar evropian, ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me ta. SHBA-të i kemi miq dhe partnerë, pra nuk shkruajnë aso komunikatash çfare i cituat ju. Nuk ekziston raporti i tillë, për besë kjo mënyrë është edhe ofendim për SHBA-të, partneriteti ynë me ta, është aleanc që bazohet mbi vlera me qëllime dhe interesa të përbashkëta”, deklaroi Kurti.

Ai tha se njëherë i ka dëgjuar ndërkombëtarët kur ka shtyrë vendimin për targat dhe tani po zbatojnë ligjin.

“Ne kemi shtyrë njëherë vendimit për një muaj dhe jenmi marr vesh që kjo është shtyrja e fundit, duke pas parasysh brengën ndërkombëtare për paqen dhe sigurinë ne kemi bërë diferencim në qaasje e sekuestrim në zbatim dhe kemi përdor ligin që ofron mundësin e qortimit, gjobave dhe vetëm më pastaj të targave të përkohshme”, tha Kurti.

Ai duke ju përgjigjur pyetjes nëse do të ketë zgjedhje në Kosovë, tha se zgjedhjet nacionale dhe lokale janë mbajtur vitin e kaluar dhe zgjedhje mund të ketë vetëm në komunat ju janë dorëhequr kryetarët serbë. /Zëri