Konfirmohet dorëheqja e dhjetë prokurorëve serbë nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë

Dhjetë prokurorë serbë kanë dhënë sot dorëheqjen nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë.

Kjo është konfirmuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, transmeton Zeri.info.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës sot është njoftuar me ofrimin e dorëheqjes së 10 prokurorëve të komunitetit serb të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës. Po ashtu, dorëheqje ka ofruar edhe stafi administrativ nga komuniteti serb i kësaj prokurorie”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se Këshilli Prokurorial i Kosovës lidhur me situatën e krijuar pritet të mbajë takim, ku do të njoftojë me kohë për veprimet që do të merren. /Zëri