Mërgimtari nga Kosova gjobitet dhjetë herë brenda ditës nga policia në Serbi

Mërgimtari nga Kosova, me inicialet F.P., gjatë ditë së sotme është gjobitur dhjetë herë në autostradat në Serbi.

Kështu ka bërë të ditur F.P., i cili i ka thënë Paparacit se shuma totale e gjobave e kap vlerën e 500 eurove.

Mirëpo, ai nuk ka sqaruar se për çfarë gjobash është dënuar nga Policia serbe.

Por, ai ka bërë apel për kujdes te bashkatdhetarët e tjerë, të cilët do ta përdorin Serbinë si transit për të ardhur në Kosovë.

Kujtojmë se Serbia përdoret si vend transit nga shumica e mërgimtarëve për të ardhur në Kosovë dhe jorrallë kanë hasur në probleme gjatë rrugës.