Rama njofton nisjen e punimeve për rikthimin e identitetit të Pallatit të Rinisë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se sot kanë nisur punimet në Pallatin e Rinisë.
Rama tha se këto punime kanë për qëllim të rikthejnë identitetin e Pallatit të Rinisë, të cilin e ka cilësuar si ikonë të kryeqytetit, transmeton Zeri.info.
Rama ka publikuar edhe fotografi nga punimet që kanë nisur te Pallati i Rinisë, pa dhënë më shumë detaje. /Zëri