Dorëheqja e deputetëve të Listës Serbe, Kurti paralajmëron konferencë për media
Kryeministri Albin Kurti nuk ka pranuar të deklarohet për situatën në veri të vendit.
Kreu i ekzekutivit u tha gazetarëve se për këtë çështje do të mbajë konferencë për media, por që nuk e bëri të ditur orën.
Kurti këto komente i bëri pas Samitit të parë Rajonal për Mbrojtje nga Diskriminimi Racor, saktësisht për diskriminimin ndaj komuniteteve rom, ashkalinj dhe egjiptian.
Lista Serbe në Kuvendin e Kosovës ka dorëzuar edhe mandatet e dhjetë deputetëve pas dorëheqjeve kolektive në veri.
Dje katër kryetarët bashkë me këshilltarët komunalë kanë dhënë dorëheqje nga këto pozita.
Të gjitha këto veprime u ndërmorën nga serbët, për shkak të vendimit për targa të marrë nga Qeveria e Kosovës. /EO