Katër raste të reja të dhunës në familje brenda ditës në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar katër raste të dhunës në familje.

Sipas njoftimit të Policisë, viktima të dhunës në familje kanë qenë të gjitha gra, transmeton Zeri.info.

Më poshtë gjeni raportet e plota për katër rastet e dhunës në familje:

Fushë-Kosovë, 06.11.2022 – 14:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti për shkak të një mosmarrëveshjeje dyshohet se kishte sulmuar viktimën femër kosovare, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Fushë-Kosovë, 05.11.2022 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i njëjti lirohet në procedurë të rregullt.

Gjilan, 06.11.2022 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Skenderaj, (DN: 827-327) 05.11.2022 – 15:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar viktimën femër kosovare. Në konsultim me prokurorin, rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /Zëri