Kryhet një operacion i rrallë në Gjinekologjinë e QKUK-së

Në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është kryer një operacioni rrallë dhe i komplikuar.

Përmes një njoftimi, kjo klinikë ka bërë të ditur se 40-vjeçares B.L., e cila ishte me infertilitet (pa fëmijë), i janë hequr 21 miomë nga mitra, duke e ruajtur mitrën, pa dëmtime.

“Operacioni zgjati më shumë se 4 orë dhe pacientja gëzon shëndet të mirë dhe pas trajtimit post-operativ, pritet të lëshohet për në shtëpi”, thuhet në njoftim. /Zëri