Digjet një vilë në Skenderaj, Policia jep detaje

Dje pas mesnatës është përfshirë nga zjarri një vilë në Skenderaj.

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën pas mesnatës është përfshirë nga zjarri një vilë (vikend-shtëpizë), në Skenderaj.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ende nuk dihen shkaktarët e zjarrit, por që në vendngjarje kanë dalë edhe zjarrfikësit, edhe njësitet e KEDS-it.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës, pa ndërhyrje:

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Skenderaj, 06.11.2022 – 02:16. Njësitet policore, pas pranimit të informatës për një zjarr, kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me zjarrfikësit dhe njësitet e KEDS-it dhe kanë vërejtur se është duke u djegur një vilë banimi - pushimore. Nuk është raportuar për të lënduar. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet kompetente janë duke hetuar rastin.