Lista Serbe dorëzon mandatin në Kuvendin e Kosovës
Deputetët e Listës Serbe kanë dorëzuar mandatet e tyre në Kuvendin e Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar për “Zërin” shefi i kabinetit të kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufcës, Ilir Kërçeli.
Ky vendim vjen pas paralajmërimit që kishte bërë Lista Serbe javën që lamë pas, duke njoftuar largimin e komunitetit serb nga të gjitha institucionet e Kosovës, si shenjë proteste pas vendimit për targat, ku pasoi edhe shkarkimi i drejtorit rajonal të Policisë në Mitrovicën e Veriut, Nenad Gjuriq.
Kujtojmë se tash e disa ditë pjesëtarët serbë të Policisë së Kosovës janë duke dorëzuar detyrën e tyre. /Zëri