Hidhet koktej molotovi në oborrin e një shtëpie në Graçanicë, Policia jep detaje

Një koktej molotovi dyshohet se është hedhur në oborrin e një shtëpie në Graçanicë.

Rasti është raportuar në Polici nga një femër, e cila ka thënë se një i dyshuar i panjohur ka hedhur një shishe, që dyshohet të jetë me koktej molotovi, para oborrit të shtëpisë së viktimës, mashkull kosovar.

“Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore dhe nuk raportohet për të lënduar ose dëme materiale. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, përderisa janë duke u kryer hetime intensive”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri