Jep dorëheqje serbi i vetëm i Njësisë Speciale në Policinë e Kosovës

Zoran Petroviq, i vetmi serb nga veriu i Kosovës që punonte në njësinë speciale ROSU, ka dhën dorëheqje.

Siç thotë ai, vendimi e mori pasi vendosi të qëndrojë pranë njerëzve të tij, transmeton Zeri.info.

Petroviq tha për portalin në gjuhën serbe, Kosova Online se, "duke parë ngjarjet në veri të Kosovës në ditët e fundit dhe duke e ditur mirë atë që po ndodh me muaj të tërë dhe torturat e përjetuara nga serbët nga Albin Kurti, sot vendosa të qëndrojë në këmbë përballë eprorëve të tij dhe t'i informojë personalisht se nuk do të punojë më në njësinë speciale".

“Doja ta bëja punën time me nder dhe sipas ligjit, por dita-ditës e pashë që duhej të punoja kundër popullit tim. Prandaj vendosa të largohem nga njësia speciale dhe të qëndroj pranë njerëzve të mi në veri të Kosovës” thotë Petroviq.

Mediat serbe raportojnë se të gjithë policët në veri të Kosovës gjatë ditës së sotme kanë dhën dorëheqje dhe atyre iu janë bashkuar punëtorët që kanë punuar në vendkalimet kufitare. /Zëri