Lazio fiton në derbin e qytetit, mposhtin minimalisht Romën

Derbi i Romës i ka takuar skuadrës së Lazios.

Lazio ka fituar derbin e kryeqytetit të Italisë, në ‘Stadio Olimpico’, me rezultatin minimal 0:1.

I gjithë takimi u vendos nga goli i brazilianit Felipe Anderson.

Anësori i Lazio gjeti golin në minutën e 29’ të takimit, pas asistimit të Pedro.

Fitorja e regjistruar sot e çon Lazion në pozitë më të mirë sesa Roma.

Lazio ka tani 27 pikë në pozitën e tretë, kurse Roma mbetet me 25 pikë në pozitën e pestë