Liverpooli fiton në udhëtim te Tottenhami

Skuadra e Liverpool ka marrë fitore përballë skuadrës së Tottenham Hotspurit.

‘Reds’ e Jurgen Klopp ka shënuar fitore me rezultatin 1:2, përballë skuadrës së Tottenhamit.

Heroi i Liverpool ishte Mohamed Salah, i cili shënoi dy herë.

Egjiptiani shënoi fillimisht në minutën e 11’, pastaj në minutën e 40’ shfrytëzoi gabimin e Dier për 0:2.

Tottenham ngushtoi epërsinë në minutën e 70’ me Harry Kane, por s’arritën më shumë sesa kaq.

Me këtë fitore, Liverpool shkon në 19 pikë për pozitën 8, kurse Tottenham mbetet me 26 pikë në pozitën e katërt.