Sekuestrohen dy armë zjarri dhe tri thika në Prishtinë, arrestohen pesë persona

Gjatë dy ditëve të fundit janë shoqëruar në stacionin policor pesë persona dhe janë sekuestruar dy armë zjarri dhe tri thika.

Policia ka njoftuar se Sekuestrimi i armëve është kryer në pesë lokacione të ndryshme të rajonot të Prishtinës.

"Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tyre është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, njëri nga personat e dyshuar është dërguar në mbajtje ndërsa të tjetët, janë liruar në procedurë të rregullt", ka njoftuar Policia. /Zëri