Kosova organizon Samitin e parë Rajonal për Mbrojtje nga Diskriminimi Racor

Në Kosovë do të organizohet Samiti i parë Rajonal për Mbrojtje nga Diskriminimi Racor.

Ky do të jetë samiti i parë rajonal që do të organizohet nën udhëheqjen e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, specifikisht për diskriminimin ndaj komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian, transmeton Zeri.info

"Ky samit do të mbledhë së bashku përfaqësues të lartë shtetërorë, gazetarë, aktivistë, përfaqësues nga shoqëria civile në nivel të rajonit, duke përfshirë përfaqësues nga: Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Kroacia dhe Bosnja e Hercegovina", thuhet në njoftimin nga Zyra e Kryeministrit. /Zëri