Policia flet pas dorëheqjeve të zyrtarëve serbë në veri: Kemi kapacitete për të menaxhuar situatën

Policia e Kosovës, ka konfirmuar se edhe sot ka vazhduar paraqitjet e dorëheqjeve të punonjësve policorë të komunitetit serb në pjesën e veriut të vendit, në zonën e drejtorisë rajonale të Mitrovicës Veri.

"Njoftimet e tyre për dorëheqje janë bërë në rajonet dhe stacionet policore, ku disa prej tyre deri më tani i kanë dorëzuar pajisjet e tyre, për të vazhduar me kompletimin e procedurave tjera të parapara", ka njoftuar Policia.

Policia e Kosovës ka thënë se ka kapacitete për menaxhimin e situatës dhe rrethanave të krijuara, "të gjitha veprimet do ti ndërmerr konform autorizimeve ligjore dhe kushtetuese, konform vlerësimeve dhe planifikimeve operacionale, me qëllim të ruajtjes së rendit e qetësisë publike si dhe mbikëqyrjes dhe kontrollit kufitar", thuhet në komunikatën e Policisë. /Zëri