Aston Villa me fitore bindëse ndaj Man Utd

Aston Villa ka marrë fitore pa shumë telashe kundër Manchester United.

Skuadra e Manchester United ka dështuar përsëri në Premier League, kësaj radhe duke u mposhtur në udhëtim kundër Aston Villa, me rezultatin 3:1.

United e pa veten në disavantazh pas vetëm 7 minutave lojë, kurë Leon Bailey qëlloi saktë me të majtën e tij, për ta mposhtur De Gea.

Vetëm katër minuta më vonë, ish-lojtari i Barcelonës, Lucas Digne goditi perfekt me të majtën, nga gjuajtja e lirë, për të dyfishuar epërsinë e Aston Villa.

Pak para fundit të pjesës së parë, United u rikthye në lojë me një autogol nga Ramsey. Por, ky i njëjti i mbyti shpresat e ‘Djajve të Kuq’ me golin e minutës së 49’, për 3:1.

Në këtë ndeshje startues ishte Cristiano Ronaldo, i cili në regjistër mbeti me një karton të verdhë, në minutën 61’.

Manchester United mbetet në kuotën e 23 pikëve në pozitën e pestë, kurse Aston Villa me këto tri pikë shkon në 15 pikë, pas 14 ndeshjeve, për pozitën 14.