Hoti: Kosova ka të drejtë për targat, por nuk e ka mbështetjen e miqve

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se Kosova ka pasur gjithmonë të drejtë në çdo veprim që ka ndërmarrë në 30 vitet e fundit në përpjekjet e veta për të fituar fillimisht lirinë, e mandej shtetin e pavarur dhe fuqizuar sovranitetin shtetëror, rendin dhe ligjin.

Sipas tij, përpjekjet e Kosovës, kanë pasur sukses vetëm atëherë kur janë mbështetur nga miqt ndërkkombëtar, ndërsa ka përmendu shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitit 90-ta dhe më 2008, transmeton Zeri.info.

“Por përpjekjet tona kanë pasur sukses vetëm kur janë koordinuar dhe mbështetur nga miqtë euro-atlantik. Ne e kemi shpallur njëherë pavarësinë në fillim të viteve të ‘90-ta. Mandej e kemi shpallur prapë më 2008, për shkak se herën e parë nuk ka pasur mbështetje nga miqtë”, ka shkruar Hoti.

Në lidhje me targat, Hoti thotë se Kosova ka të drejt por as këtë herë nuk e ka mbështetjen e miqve ndërkombëtar për kohën e vendimit.

“Në veprimet e ndërmarra lidhur me targat e automjeteve në komunat në veri, Kosova ka plotësisht të drejtë. Këtë e kanë konfirmuar edhe miqtë. Por është e qartë se Kosova nuk e ka mbështetjen e miqve për kohën e ndërmarrjes së këtyre veprimeve.

Nëse këto veprime të Qeverisë, që janë të drejta por që nuk e kanë mbështetjen e miqve vetëm sa i përket kohës së ndërmarrjes së tyre, çojnë në situatë kur në vend të institucione të Kosovës aktivizohet KFOR-i e EULEX-i për të ruajtur rendin dhe sigurinë në ato komuna, atëherë është e qartë se kjo politikë e Qeverisë nuk i ka shërbyer interesave të shtetit të Kosovës”, ka shkruar ish-kryeministri Hoti. /Zëri