Begaj telefonon Osmanin pas zhvillimeve në veri

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai ka thënë se Osmani e informoi për situatën e tensionuar në veri, teksa tha se kanë biseduar për largimin e Listës Serbe nga institucionet e Kosovës, raporton Zeri.info.

“I shpreha shëetësimin presidentes Osmani dhe njëkohësisht inkurajova vazhdimin e dialogut mes palëve, duke pasur në vëmendje ruajtjen e paqes dhe stabilitetit si dhe të integritetit territorial të Kosovës”, shkroi ai. /Zëri