Eksperti i sigurisë përgënjeshtron mediat serbe: Në protestë ishin vetëm një mijë persona

Në protestën e sotme të serbëve në Mitrovicën e Veriut, mediat serbe iu referuan si “protesta më e madhe”, duke thënë se në protestë kanë marrë pjesë 10 mijë qytetarë serb.

Por, këtë lajm e ka përgenjështruar eksperti i sigurisë, Agim Musliu, i cili ka thënë se në këtë protestë kanë qenë vetëm një mijë veta, asnjë më shumë, raporton Zeri.info.

“Manipulimi me shifrat e protestave

Për ta fshehur numrin e vërtetë të protestuesve serbe, sot fati ishte me ta në Mitrovicë. Shiu ua dha mundësinë që të rrinë me rrallë me njëri-tjetrin, e të duken normal. Gjersa per 4 metra katror, siç shihet ne video jane 18-20 pjesemarres, ne kohe me shi, me ombrella hapur, në të njëjten hapesirë qëndrojnë 4-6 pjesëmarrës. Sipas llogaritjeve, i bie që nëse në protesta të sotme, mediat me pro-pushtetit kane thene se jane 10.000 protestues, atehere ne protesten e sotme ne Mitrovice kane qene afer 1.000. Asnjë më shumë!”, shkroi ai. /Zëri