Bërnabiq: Serbët në Kosovë duan zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Brukselit

Sot qindra serb u mblodhën në sheshin “Car Lazar” në Mitrovicën e Veriut për të protestuar kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat ilegale.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka thënë se serbët duan vetëm zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Brukselit, raporton Zeri.info.

“Pra, serbët janë duke kërkuar zbatim të plotë të marrëveshjes së Brukselit, që u nënshkrua nga Beogradi dhe Prishtina, po thuajse 10 vjet më parë”, shkroi ajo në Twitter. /Zëri