Rakiqi në protestë bën thirrje për formimin e Asociacionit

Ka përfunduar pa ndonjë incident protesta e serbëve në Mitrovicën e Veriut.

Kjo protestë ishte e thirrur nga Lista Serbe, kurse në protestë ka mbajtur edhe një fjalim ku ndër të tjera ka kërkuar formimin e Asociacionit të komunave serbe, raporton Zeri.info.

“Dje kemi dhënë dorëheqje, sot po ua kthejmë mandatin, pasi ju na keni zgjedhur, jo Prishtina”, u shpreh ai ndër të tjera.

Rakiqi ndër të tjera ka bërë thirrje për paqe, duke përmendur edhe marrëveshjet e Brukselit.

“Për nëntë vjet i dhamë një rast Marrëveshjes së Brukselit, fatkeqësisht nuk ia dolëm. Sot në mëngjes zyrtarisht dorëzuam dorëheqjet. Lufta jonë vazhdon, do të jetë vetëm në një formë tjetër”, u shpreh ai. /Zëri