Këto janë tri kërkesat e Listës Serbe
Pas largimit nga institucionet e Kosovës, Lista Serbe u ka bërë thirrje serbëve që të tubohen në sheshin “Car Lazar” në Mitrovicën e Veriut nga ora 12:00.
Në këtë protestë, Lista Serbe ka tri kërkesa që do t’ia parashtrojë Qeverisë së Kosovës, raporton Zeri.info.
Një ndër kërkesat është anulimi i vendimit për targat, duke kujtuar se Qeveria e Kosovës mori vendim që nga 1 nëntori të shpërndahen fletë qortime për personat që kanë targat ilegale.
Kërkesa tjetër është formimi i Asociacionit të komunave serbe, gjë të cilën e kërkoi edhe shefi i diplomacisë evropiane, Joseph Borrell në reagimin e tij.
Lista Serbe po ashtu kërkon edhe vendosjen e një komandanti serb në veri. /Zëri