Gjuriq: Qeveria e Kosovës në thelb është antiamerikane, po shkakton kaos

Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq ka reaguar pas situatës së krijuar në veri nga largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës.

Gjuriqi për tensionet në veri ka fajësuar Qeverinë e Kosovës, duke e quajtur si “anti-amerikane”, raporton Zeri.info.

“Veprimet e fundit radikale të Qeverisë së Kosovës (duke ndaluar serbët të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme, ndaluar targat serbe dhe duke refuzuar reciprocitetin publikisht marrëveshjen e ndërmjetësuara nga BE-ja e SHBA-ja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, e po ashtu duke injoruar thirrjet publike nga zyrtarë të lartë amerikanë dhe të BE-së dhe duke luajtur me zjarr në terren), janë anti-amerikane, anti-BE dhe anti-serbe. Janë po ashtu anti-shqiptare”, shkroi ai në një postim në Tëitter.

Kujtomë se Lista Serbe pas largimit nga institucionet e Kosovës ka bërë thirrje për tubim në Mitrovicë që do të fillojë nga ora 12:00. /Zëri