Sot në veri organizohet protestë nga Lista Serbe

Lista Serbe dje përmes një konferencë bëri të ditur se do të largohet nga institucionet e Kosovës.

Por, përveç kësaj kjo listë ka ftuar serbët që të tubohen në sheshin “Car Lazar” në Mitrovicën e Veriut nga ora 12:00, raporton Zeri.info.

Në njoftim thuhej “Të mblidhemi, t’i tregojmë botës dhe Evropës që shteti ynë i vetëm është Serbia dhe presidenti Vuçiq”.

Kjo situatë e tensionuar dje nxiti reagime të shumta, BE-ja përmes një deklarate u kërkoi serbëve kthimin në institucione, kurse Kosovës formimin e Asociacionit dhe shtyerjen e afatit për targat ilegale. /Zëri