Aksident në aksin rrugor Prevallë-Shtërpcë, vdes një 70-vjeçare
Një 70-vjeçare ka vdekur pasi një veturë ka rënë 27 metra nga rruga në aksin Prevallë-Shtërpcë.
Policia bën të ditur se ky aksident ka ndodhur rreth orës 18:00 në vendin e quajtur “ Kthesa e Kites”, raporton Zeri.info.
Automjeti i udhëtarëve ishte me targa të Maqedonisë së Veriut, e deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur kur shoferi ka humbur kontrollin.
Viktima është K.J, vdekja e së cilës është konfirmuar nga mjetët kujdestarë në Shtërpcë.
Por, në këtë aksident kanë mbetur të lënduar edhe:
M.J ( M/MV) 46 vjeçar – drejtues i automjetit
H.S ( F/MV ) e moshës 65 vjeçare,
A.S ( M/MV) 27 vjeçar, ndërsa
E.J ( M/MV) 11 vjeçar nuk është raportuar se ka lëndime. /Zëri