Napoli fiton në udhëtim te Atalanta

Napoli vazhdon me fitore, pasi mposhti 2:1 në udhëtim Atalanta.

Ndeshja e sotme në mes këtyre dy skuadrave u cilësoua si një derbi, pasi janë kryesuese në Serie A.

Atalanta kaloi në epërsi të hershme, pasi në minutën e 19` Lookman realizoi nga penalltia.

Goli i vendasve ishte si një motiv për mysafiret pasi arritën të rikthejnë rezultatin.

Në minutën e 23` Victor Osimhen barazoi shifrat në 1:1.

Po rridhte minuta e 35` kur Napoli dyfishuan rezultatin, pas golit të Elmas.

Ndeshja më pas u konkretizua edhe me raste të tjera, por jo edhe me gola.

Edhe në pjesën e dytë skuadrat u munduan të rrezikojnë portat e kundërshtarëve, megjithatë rrjeta më nuk u tund.

Kështu Napoli vazhdon me hapa të sigurt drejt titullit, pasi blindon vendin e parë me 35 pikë.

Atalanta në anën tjetër qëndron në pozitën e dytë me 27 pikë gjithsej.