Katër gola të shënura, Prishtina dhe Gjilani ndajnë pikët

Ka përfunduar pa fitues derbi i ditës së sotme në Albi Mall Superligë ndërmjet Prishtinës e Gjilanit.

Rezultati final ishte 2:2 në një ndeshje të bukur dhe me shumë raste tjera shënimi.

Payshim ky rezultat nuk i ka konvenuar asnjërës pasi rivalët e tyre në pozitën e parë Drita dhe pozitën e dytë Ballkani mund të shkëputën edhe më tutje.

Prishtina tash ka 23 pikë aq sa ka edhe Gjilani por që ka një ndeshje më pak.