Situata në veri, Limaj: Kurti të heqë dorë nga politikat populiste e konfliktuoze

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës.

Ai u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të përmbahen dhe t’u kthehen detyrave që kishin, raporton Zeri.info.

Limaj ndër të tjera ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se duhet të heqë dorë nga “eksperimentet” që po bën në shtetin e Kosovës.

“Duhet të heqë dorë nga politikat populiste e konfliktuoze dhe t’i kthehet bashkëpunimit me faktorin ndërkombëtar, në mënyrë që të gjitha çështjet mes Kosovës dhe Serbisë të përmbyllen me marrëveshje gjithpërfshirëse, për të cilën janë duke u angazhuar si kurrë më parë SHBA-ja, BE-ja, Gjermania dhe Franca”, thuhet në reagimin e Limajt. /Zëri