Arrestohen shtatë persona, dyshohen për grabitje të armatosura

Sot janë arrestuar shtatë persona të dyshuar për grabitje të armatosura në së paku pesë raste.

Kështu bëri të ditur Policia e Kosovës, që më tej njoftoi se ky aksion u realizua në tri lokacione të ndryshme në zonën e Lipjan e Drenas.

Gjatë këtij aksioni nga kontrolli i vendbanimeve të të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar : një armë zjarri -AK 47, një Pistolete- TT, tre karikatorë, 48 fishekë, 30 paketime te vogla substancë e dyshuar narkotike (dyshohet marihuanë) etj.

Njëri nga ta është arrestuar për armëmbajtje pa leje, M.D mashkull, 58 vjeç, i cili pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa personat:

-V. Sh, mashkull, 21 vjeç,

-E. Sh, mashkull, 19 vjeç,

-B. M, mashkull, 19 vjeç,

-F. Sh, mashkull, 18 vjeç,

-Z. A, mashkull, 18 vjeç dhe

-L. D, mashkull, 18 vjeç,

të cilët dyshohet se janë të përfshirë në veprat, grabitje e armatosur, grabitje në tentativë, mbajtje në pronësi kontroll ose posedim i paautorizuar i armës, përdorimi i armës si dhe posedim ilegal i substancave narkotike,me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Zëri