Basha opozitës: Për destabilizimin në veri duhet të akuzohet Vuçiqi, jo Kurti

Sot përmes një konference Lista Serbe njoftoi se serbët në Kosovë do të largohen nga të gjitha pozitat në institucionet kosovare.

Kjo nxiti reagime të shumta, opozita po e akuzon Qeverinë “Kurti” se shkak për këtë është vendimi i fundit për mosshtyerje të afatit për targat ilegale siç ishte kërkuar nga SHBA-ja, raporton Zeri.info.

Ndaj kësaj situate ka reaguar edhe deputeti nga LVV-ja, Dimal Basha, i cili ka thënë se qëndrimet e tilla të opozitës janë tejet të dëmshme për Kosovën.

Basha thënë se largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës erdhi si urdhër nga Vuçiqi, pra sipas tij arsye nuk është vendimi i Kurtit.

“E dyta, refuzimi i Kryeministrit nuk është për Amerikën, por për Vuçiqin, i cili vazhdimisht i lufton institucionet e Republikës dhe serbët që dojnë t’i respektojnë institucionet tona.

E treta, Opozita duhet ta kuptoj që kundërshtimi i vendimit të Qeverisë është refuzim i implementimit të marrëveshjes që vet e kanë nënshkruar, e që Serbia nuk e ka respektuar nga viti 2016! Tani po kërkoni me vazhdu që mos m’u respektu?”, u shpreh ai.

Depueteti Basha më tej ka thënë se për destabilizimin e veriut duhet të fajësohet Vuçiqi, jo Qeveria e Kosovës.

“Ju përveç që nuk po ndihmoni, edhe po na dëmtoni, sepse kur po i thoni Albinit zbrapsu, në fakt po i thoni Vuçiqit grahi!”, shkroi ai ndër të tjera. /Zëri