Këshilltari i Osmanit: Serbia po shkel të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog

Pas vendimit të Listës Serbe për t’u larguar nga institucionet e Kosovës u raportua për tensionim të gjendjes në veri, ku pretendohej se njësitet speciale të Policisë së Kosovës janë nisur për atje.

Ndaj kësaj ka reaguar këshilltari i presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, i cili ka thënë se Serbia po nxit serbët e veriut për tensione me dezinformata, raporton Zeri.info.

“Detyrimi i serbëve të Kosovës për t’u larguar nga Serbia, qoftë përkohësisht nga institucionet e Kosovës duket se është gjithashtu një përpjekje e Vuçiqit për të zvogëluar progresin në nismat e fundit në lidhje me dialogun”, shkroi ai në Twitter.

Ai më tej u bëri thirrje serbëve të veriut që të besojnë vetëm Policinë e Kosovës sa i përket situatës në veri. /Zëri