Jeremiqit i ndalohet hyrja në territorin e Kosovës
Ish-ministrit të Jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremiq pretendohet se i është ndaluar hyrja në territorin e Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur Partia Popullore e cila udhëhiqet nga Jeremiq, raporton Zeri.info.
Sipas komunikatës që kjo parti u ka dërguar mediave serbe thuhet se vetura e Jeremiqit është ndaluar dhe mbajtur për më shumë se dy orë nga autoritetet kosovare.
“Jeremiqit i është ndaluar që të udhëtojë në Graçanicë, ku po mbahet Kuvendi i Komitetit Krahinor të Partisë Popullore”, thuhet në njoftim. /Zëri