Analisti Raci: Serbia po dëshiron ta aneksojë veriun e Kosovës

Largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës nxiti reagime të shumta dhe shqetësime se mund të tensionohet situate në veri të vendit.

Ndaj kësaj ka reaguar analisti Gazmir Raci, i cili ka thënë se situata e krijuar në veri tregon qartë se Serbia po dëshiron që ta aneksojë veriun e Kosovës.

“Kjo çka po ndodh sot ne veri e tregon qart interesin e Serbisë per aneksim te veriut të Kosoves nëpër disa etapa. Serbia nuk e dëshiron Asociacionin, ajo është e interesuar për territorin. Stop skenareve ruse ne Ballkan”, shkroi ai. /Zëri