Musliu: Policët që zhveshën uniformat, duhet të largohen përgjithmonë nga ky institucion

Sot, Lista Serbe njoftoi se do të largohet nga institucionet e Kosovës, por poashtu edhe zyrtarët policorë zhveshën uniformat gjë që shkaktoi reagime të shumta.

Ndaj kësaj ka reaguar edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila ka thënë se policët që zhveshën uniformat duhet të largohen përgjithmonë nga ky institucion, raporton Zeri.info.

“Uniforma e policit të shtetit nuk duhet keqpërdorur as si kompromis, as si mjet presioni politik dhe as si mjet prepotence e force. Policia e Kosovës duhet të lirohet nga marionetat por edhe nga kaubojët. E zhveshën me lehtësi, kthimin duhet ta kenë të pamundur”, shkroi ai. /Zëri