Vajza e Astrit Deharit vendos lule te varri i babait [video]

Vajza e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, ka vendosur lule pranë varrit të babait të saj, me rastin e 6-vjetorit të vdekjes së të ndjerit.

Lule te varri i Deharit vendosën edhe familjarët e tij, si dhe drejtuesit e Lëvizjes Vetëvendosje.

Homazhet te varri i aktivistit të VV-së filluan nga ora 9 e 30.