Formacionet zyrtare: Trepça ’89 - Drenica dhe Dukagjini - Malisheva

Janë publikuar formacionet zyrtare të dy ndeshjeve në kuadër të xhiros së 15-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Trepça ’89 pret Drenicën, Dukagjini është nikoqir i Malishevës.

Dy skuadrat do të përballen në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë në derbin rajonal që gjithmonë sa herë zhvillohet është shumë interesant.

‘Minatorët’ në këtë takim vijnë pas barazimit që morën në kryeqytet ndaj Prishtinës në një sfidë që shkëlqyen.

Ndërkohë mysafirët nga Skenderaj nuk dinë për humbje në katër ndeshjet e fundit dhe kërkojnë vazhdimësinë e rezultateve pozitive.

Formacionet zyrtare:

Trepça ’89: pas pak…

Drenica: Shala, Lushtaku, Hoti, Bejta, Agyare, Neziri, Dervishaj, Thaçi, Zeka, Gavazaj, Ahmeti.

Dukagjini është nikoqir i Malishevës.

Dy skuadrat nga pjesa e poshtme e tabelës kërkojnë triumfin për t’i ikur sa më parë pozitave të fundit në renditje.

Dukagjini në këtë takim vije pas humbjes nga Gjilani me rezultat 1-0 dhe kërkon këndelljen pikërisht ndaj Malishevës.

Në anën tjetër mysafirët janë në një ecuri të mirë pasi në tre sfidat e fundit kanë marrë shtatë pikë dhe kërkojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive.

Formacionet zyrtare:

Dukagjini: Haxhihamza, Shala, Basriu, Dallku, Hugo, Zabërgja, Morina, Ahmeti, Zulfiu, Merlaku, John.

Malisheva: Pas pak…