Lëndohet një person nga disa mbeturina të një objekti në Gjakovë

Një person në Gjakovë deri sa ishte duke ecur ka pësuar lëndime trupore nga disa mbeturina të cilat ishin hedhur nga një ndërtesë.

Sipas njoftimit të PK-së thuhet se ngjarja ka ndodhur më datën 04.11.2022 rreth orës 12:00 minuta në rrugën “Petro Nini Luarasi, në Gjakovë, raporton Zeri.info.

“Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se derisa ka qenë duke ecur në afërsi të një objekti në ndërtim e sipër ka pësuar lëndime të lehta trupore nga disa mbeturina që janë hedhur nga ndërtesa nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri