Katër raste të dhunës në familje brenda ditës në Kosovë

Brenda 24 orëve në raportin e Policisë të Kosovës janë shënuar katër raste të dhunës në familje në vend.

Sipas njoftimit të PK-së thuhet se në katër rastet e raportuara në Polici viktimë e dhunës në familje viktimë kanë qenë kryesisht gratë, me përjashtim të rastit në Podujevë, ku gruaja shkakton dhunë ndaj burrit të saj, raporton Zeri.info.

Lipjan 04.11.2022-18:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Prishtinë 04.11.2022-20:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Podujevë 04.11.2022-16:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortit viktimës mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit e dyshuara lirohet në procedurë të rregullt.

Ferizaj 04.11.2022 – 00:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Zëri