Zyrtare: Julen Lopetegui, trajner i ri i Wolvesit

Julen Lopetegui është trajneri i ri i Wolverhamptonit.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi anglez, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Spanjolli më herët udhëhoqi skuadra si Real Madrid dhe Sevilla.

Synimi i tij me Wolves tash për tash do të jetë mbetja në ligë.

Ai do ta marrë detyrën e trajnerit më 14 nëntor.