Arrestohet gjakovari, sulmoi seksualisht një të mitur

Një nënë ka raportuar në polici se një person i dyshuar e ka sulmuar seksualisht vajzën e saj të mitur në Gjakovë.

Sipas njoftimit të PK-së thuhet se ngjarja ka ndodhur më datën 03.11.2022 rreth orës 21:00 minuta në Gjakovë, raporton Zeri.info.

“Ankuesja femër kosovare ka njoftuar policinë se i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar seksualisht vajzën e sajë të mitur”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Zëri