Zhduken tre persona në lokacione të ndryshme të Kosovës

Brenda 24 orëve tre persona në vende të ndryshme të Kosovës janë raportuar të zhdukur në Polici nga familjarët e tyre.

Sipas njoftimit të PK-së thuhet se në Prizren një baba ka raportuar në polici se djali i tij është larguar nga shtëpia që një javë dhe nuk e di se ku ndodhet ai, raporton Zeri.info.

“Rr. Ibrahim Rugova, Prizren 27.10.2022–19:34. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij, viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kurse në Pejë një burrë ka raportuar se bashkëshortja i është larguar nga shtëpia të hënën dhe se nuk e di vendndodhjen e saj.

"Rr. Lugina e Preshevës, Pejë 31.10.2022. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti nën hetime.

Derisa edhe në Ferizaj, një djalë raportoi se vëllai tij është larguar nga shtëpia të premten rreth orës 17 e 20 minuta, dhe se nuk di asgjë për vendndodhjen e tij. 

“Rr. Bajram Sylejmani, Ferizaj 04.11.2022 – 17:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vëllai i tij mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij”.Rasti nën hetime.

Të gjitha rastet e raportuara në Policinë e Kosovës janë nën hetime, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. /Zëri