Peci viziton Llapin: Nevojitet angazhim i të gjithëve që të punohet çdo pëllëmb e tokës së Kosovës

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të  ditur se ai ka bërë  vizitë tek një bujk në Llap,ku sipas tij ai edhe është një ndër bujqit më model në Kosovë.

Ministri Peci thotë se nevojitet angazhim i të gjithëve që të punohet çdo pëllëmb e tokës së Kosovës,raporton Zeri.info.

“Mirmëngjesi nga Llapi. Malsor Sejdiu është një ndër bujqit model ne Kosovë dhe duhet të jetë inspirim për të gjithë ne. Këtë vjeshtë ka mbjellur 150 hektar me grurë dhe po aq synon ti mbjell me miser në pranverë, me synim që ti mbjellë 300 hektarë.Vitin që lam pas kishtë 220 hektarë.Na duhet angazhim i të gjithëve që të punojmë çdo pëllëmb të tokës së Kosovës për Kosovën dhe zhvillimin tonë”, ka shkruar ai.

Ai u shpreh se do ta vazhdojë punën në të mirë të sektorit të bujqësisë.

“Malsori na tha se kjo u bë e mundur falë përkrahjes së Ministrisë së Bujqësisë e mbi të gjitha korrektësisë.Një mesazh sot nga Llapi për gjithë Kosovën, subvencionet janë të dedikuara për fermerët dhe ata që e punojnë token jo për të tjerët e as për titullarët e tokave. Andaj një gjë të tillë do ta rregullojmë me UA të vitit të ardhshëm.Unë si Ministër do të vazhdoj që të punoj në të mirë të sektorit të bujqësisë, duke i trajtuar këta bujq me dinjitet ashtu sic edhe e meritojnë”, ka shkruar ai. /Zëri